Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
keshilla mjeksore
Keshilla te pergjithshme mjeksore per ndihmen urgjente.

Dikujt i bie te fiket, nje tjetrit i dhemb gjoksi, dikush ka te dridhura, diku eshte
bere nje aksident, pra te gjithe keto kerkojne Ndihmen Urgjente Mjekesore. Vete fjala
urgjence vjen nga anglishjta (emergency) qe do te thote veprim i shpejte per ndihme.


Dhimbja e gjoksit.
C'do person me moshe 40 vjec e lart, qe ankon me dhimbje gjokesi duhet te kerokje ndihmen mjekesore sepse keto dhimbje mund te kene origjine nga semundje te zemres qe perbejne dhe nje urgjence mjekesore te padiskutueshme, neurologjike (nervore),dhimbje te muskulatures (mialgji), per shkak te semundjeve te mushkerive. Dhimbjet e gjokesit,te shkaktuara nga semundje te zemres kane keto karakteristika:   shtypese  

shpuese

gerryese

shtrenguese

Ata gjithashtu shoqerohen me (shenja dytesore):

ndjenjen e frikes

djerse trupore

zbehje

Kohezgjatja e dhimbjes mund te jete 2-10 min,por mund te jete edhe me e zgjatur, me nderprerje ose jo.   C'duhet bere ?   Pushim absolut,duke nderprere cdo lloj aktiviteti,qofte fizik apo mendor.

Tensioni i larte i gjakut.
Tensioni i larte u gjakut eshte ne shumicen e rasteve nje semundje e trashegueshme dhe nje pjese gjere e popullesise vuan nga TLGJ.   Shenjat paraprake te TLGJ jane keot dhe nuk duhen neglizhuar per shkak se jane me rrezik jetesor.

dhimbje prapa koke

zhurme ne vesh

marrje mendesh

te vjella ose ndjenjen e te vjellit

Ç'duhet bere?   Menjehere do te kerkoni ndihmen urgjente mjekesore. Parandalohet me mjekimin e rregullt dhe mos nderprerja e ilaqeve, kontrolli i vazhdueshem i tensionit dhe largimi ose shmangia nga situatat apo nga gjendjet stresive.



Paralizat Hemoragjia Celebrale
Njihet ndryshe nga populli edhe me fjalet i ra pika ose i plasi gjaku ne tru. Kryesisht ndodh ne moshat mbi 60 vjec, por njihet edhe ne raste ne moshat e reja.

Cilat jane shenjat kryesore ?

Nuk flet (nuk mund te shqipetoj dot asnje fjale) ose nuk i kuptohen fjalet (belbezon)

Nuk leviz gjymtyret (doren ose kemben)

Terheqja e muskujve te fytyres te asaj ane qe nuk leviz doren ose kemben

Urinon dhe defekton ne menyre te pavullnetshme

Te dridhura te pjeseshme ose ne te gjithe trupin

Te vjella

Ç'duhet bere ne kete situate?   Nese i semuri ka te vjella eshte mire qe te behet kthimi i kokes ne anen e majte me qellim qe te mos bllokohen rruget e frymemarrjes dhe te hiqen protezat kur ato jane. Kur i semuri ankon per te   vjella, dhimbje koke, te dridhura, crregullullime te tensionit dhe te ritmit te zemres, duhet patjeter te beje vizite mjekesore per ti paraprire
paralizes.   Te kontrollohet rregullisht tensioni tek te semuret me tension te larte sidomos tek
ata me trashigimi familjare te semundjes dhe te mos abuzohet me mjekimin.   Nje mjekim i rregullt i tensionit te larte te gjakut dhe i crregullimeve te ritmit te zemres do te parandalonte nje situate te tille.


Te fiktit (Lipotimia)
Ç'eshte? Eshte ulja e tensionit te gjakut ne shifra posht 60mmHg. Shkaqet jane :

semundjet e gjakut

semundjet e zemres

stresi nervor

Shenjat jane:   djerse ne te gjithe trupin, dobesi e menjehershme sa i semuri gati rrezohet
humbje e ngjyres te lekures etj.   Ne keto raste i semuri duhet te shtrihet dhe ti ngrihen kembet me larte se sa koka duke i vendosur disa jasteke ose duke perdorur diqka tjeter per
momentin.Neqofttese i semuri fillon ta marri veten mund ti beni nje kafe.

Goditja nga Dielli
Ndodh menjehere ose pak kohe mbas qendrimit ne diell, sidomos gjate stines se veres, i cili ndikon ne pjeset e zbuluara te kokes ose te qafes.   Shenjat:


dhimbje koke shume te forte

skuqja e fytyres

te vjella

humbja e ndjenjave

te dridhura

U duhet larguar   nga qendrimi ne diell, duhen venekompresa te ftohta në ballë dhe kyqe
dhe pushim absolut ne vend te fresket.

Neuroza
C'eshte? Si rrezultat i rritjes se problemeve sociale (stresit) eshte shtuar shpeshtesia edhe e nje semundjeje qe quhet Neuroze.   Neuroza nuk njeh mosh dhe quhet si nje ankth ose stres nervor. Ajo vjen si rrezultat i nje mbingarkese nervore ose emocionale. Me te predispozuar per kete semundje jane njerezit e ndjeshem ndaj faktoreve sociale (puna,shoqeria dhe familja).   Kjo semundje ka prirje te behet kronike.


Cilat   jane shenjat kryesore?   Neqoftese nje pjesetar i familjes suaj, kryesishte moshat e reja, paraqet ne menyre te papritur, te menjehershme, por edhe ne menyre graduale keto shenja:


mpirjen e gjymetyreve(duarve dhe kokes) ose gishtave

te dridhura

shtangim ose ngrirje te fytyres,duarve,gishterinjeve,trupit

marrje fryme  

dhimbje gjoksi

te rrahura te shpeshta te zemres

prirje per te mos folur e pergjigjur ndaj pyetjeve

ankim,ka raste pa baze,per dhimbje koke

pagjumesi ose shikim enderrash te frikeshme


C'duhet bere ne keto situata? Mund te matni tensionin arterial, mos krijoni situata dramatike mundesisht te qendroje me te semurin vetem nje persondhe familjaret e tjere te largohen nga dhoma pasi sa me shume njerez te grumbullohen aq me shume zgjat kriza. Prania e shume personave nuk e ndihmon te semurin perkundrazi e keqeson krizen.   Si mund ta parandalojme?   Neqoftese shenjat e mesiperme nuk jane shoqeruese te ndonje semundje tjeter te vertet si psh:epilepsi diabet etj,ateher kemi te bejme me ate qe quhet neuroze
(stres nervor) e cila vjen nga shkaqe te ndryshme sociale.   Perpiquni qe te minimizoni sa me shume problemet sociale,faktori kryesor ne sherimin e neurozes. Kurdise vetë zemrën tënde  
5 stile që duhet t'i zbatoni sot për një zemër të fortë nesër



Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë riskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjitmonë në dorë të jetoni me stil.

Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh startin:



1. Mos pini duhan!

Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet.

Cilësia e cigareve nuk të jep siguri.Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj riskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët.

Femrat që pijnë duhan janë shumë herë më të riskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.



2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinura me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër

Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut,kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekamondojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.



3. Ushqime të shëndetshmë për zemrën

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrnave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardilogët. Gjithashtu pijet alkolike ndihmojnë për një zemër të shëndetshme, por pa e tepëruar, Rekomandohen dy pije alkolike në ditë për burrat dhe një për femrat.



4. Ruani peshën normale

Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk.

Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.



5. Bëni rregullisht ekzaminime

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminiminet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni:

Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80.
Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve
Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen.Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur. Tuberkulozi  
Inoformacione për tuberkulozin (TBC)



Kohët e fundit tuberkulozi (TBC) është kthyer përsëri. Gjithashtu ka variacione të reja të TBC-së që janë të vështira për t’u kuruar.Këtu janë disa nga pyetjet më të zakonshme rreth TBC-së. Në qoftë se do të keni më shumë pyetjeje pasi ta keni lexuar këtë njoftim, flisni me doktorin tuaj ose Qendrën Shëndetësore Lokale.

Nga se shkaktohet TBC-ja?
TBC-ja është shkaktuar nga bakteria që zakonisht infekton mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit.

Cilat janë shënjat e para te TBC-së?
Shenjat e para të sëmundjes së TBC-së përfshijnë temperaturë të lartë djersitje gjatë natës, lodhje, humbje peshe, kollë e vazhdueshme dhe (ndonjëherë) nxjerrje gjak gjatë kollitjes.

Çfarë është testi për TBC-në?
Eshtë nje test i thjeshtë lëkure. Një test pozitiv do të thotë se personi është infektuar me TBC. Ka nevojë për më shumë teste për të parë në qoftë se një person ka sëmundjen e TBC-së.

Çfarë është ndryshimi midis infeksionit të tuberkulozit dhe sëmundjës së tuberkulozit?
Njerëzit me infeksion TBC-je dalin me test pozitiv për TBC në lëkurën e tyre, por ato nuk janë të sëmurë dhe ata nuk mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve. Vetëm njerëzit e sëmurë me TBC mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve.

Kush e merr TBC-në?
Çdo njeri i çdo moshe mund ta marrë tuberkulozin. Por disa njerëz kanë një rrezik më të madh. Këtu përfshihen:

njerëz që kanë qenë rreth e rrotull
njerëzve me sëmundjen e TBC-së
të varfërit
të pastrehët
njerëzit nga vende ku ka shumë tuberkuloz
ata që jetojnë nëpër azile
personat e burgosur
alkolikët dhe ata që përdorin drogë
njerëzit me probleme mjekësore ( të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) të cilat
dobësojnë mundësinë e tyre për të luftuar sëmundjen
njerëzit me virusin HIV (virusi që shkakton Sidën)
Njerëzit me HIV janë në rrezik po të marrin tuberkulozin sepse sistemi i tyre i imunitetit është i dobësuar, duke i lënë ata të paaftë për t’i rezistuar sëmundjes. Të gjithë njerëzit që kanë rrezik të marrin TBC-në duhet të testohen. Testi mund të bëhet nëpërmjet doktorëve ose qendrave lokale shëndetësore.

Si përhapet Tuberkulozi?
TBC-ja përhapet në ajër. TBC-ja shkon në ajër kur një person që ka sëmundjen e TBC-së kollitet, teshtin ose flet. Çdo njeri që është rreth e përqark ndonjë personi me sëmundjen e TBC-së mund të infektohet, por zakonisht kalojnë disa ditë nga kontakti i afërt. Ju nuk mund të merrni TBC kur prekni mobilje, enë apo gilindera që janë prekur nga personat që kanë sëmundjen e TBCsë.

Çfarë është trajtimi për TBC-në?
Doktorët mund ta ndalojnë një person me infeksion tuberkulozi nga marrja e sëmundjes së TBC-së me anë të barnave që duhet të merren nga 6-12 muaj. Njerëzve me sëmundjen e TBC-së u jepen të paktën dy barna, gjithashtu për 6-12 muaj.



Si përmbledhje, tuberkulozi i patrajtuar mund të jetë një sëmundje fatale. Por TBC-ja është pothuajse gjithmonë e shërueshme. TBC-ja zakonisht nuk është një kërcënim për jetën tuaj po të mos jeni në njërin nga grupet e rrezikshme. Megjithatë në qoftë se ju mendoni se jeni në rrezik ose keni ndonjë shkak për t’u merakosur, flisni me doktorin ose qendrën shëndetësore lokale. Tuberkulozi për femijë  
Tuberkulozi eshte nje nga semundjet ngjitese me te vjetra, qe eshte pershkruar per here te pare ne shekullin e 3te para eres sone,nga nje mjek kinez.Gjerat kane ndryshuar shume ne vitet e fundit dhe sot njohim hollesira per shkakun e semundjes, menyren e trasmetimit dhe mjekimin e saj.



Pamvarsisht nga fakti qe kane kaluar kaq shekuj nga zbulimi i tuberkulozit, semundja vazhdon te ekzistoj edhe sot. Shume femije semuren sot nga tuberkulozi.



Kjo flete e shkruar ka per qellim t’ju njoftoj per tema qe kane te bejne me tuberkulozin e femijve. Mes ketyre rreshtave do mundohemi me fjale te thjeshta t’ju shpjegojme per shkakun e tuberkulozit,per menyren e transmetimit, per rendesine e semundjes, per diagnozen, mjekimin, per suksesin e nderhyrjes mjekesore etj.



Cfare eshte tuberkulozi?
Tuberkulozi eshte semundje ngjitese dhe eshte kaqee lashte sa dhe njeriu. Mund te demtoje te gjitha organet e njeriut dhe eshte shkaktare per numrin me te madh te vdekjeve vjetore midis semundjeve ngjitese. Cdo vit ne gjith boten vdesin 3-4000000 popull nga te cilet 500.000 jane femije. Me perparimin qe ka bere shkenca ne mjekesi, tuberkulozi pas 1985 paraqitet me shume kercenuese ne gjithe boten. Zona me probleme serioze te tuberkulozit eshte Afrika, Azia, dhe Amerika e Jugut, vendet e B.S dhe te Evropes Lindore,ku bejme pjese edhe ne. Percjellja e tuberkulozit ne vendet e zhvilluara behet me ane te emigranteve,te cilet ishin te semure ose te infektuar ne vendet e tyre dhe shfaqen semundjen ne vendet qe shkuan dhe qe punojne. Kushtet e keqija te jetes, puna e ashper, dieta jo e pershtatshme dhe stresi qe u shfaq nga braktisja e atdheut dhe mundimi per tu pershtatur ne vendin e ri, perbejne faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e tuberkulozit ne njeriun e rritur.



Shkaku dhe transmetimi i tuberkulozit
Tuberkulozi eshte nje semundje e trasheguar, por shkaktohet nga nje mikrob qe quhet mykobakteri i tuberkulozit, ose ndryshe bacili Koch. Eshte nje mikrob qe shumezohet shume ngadale, prandaj edhe semundja nuk shfaqet menjehere mbas infektimit sic ndodh me mikrobe te tjera,por shume vone.Jeton per disa ore ne toke ose ne dyshemen e dhomes ose ne orendite, enet e guzhines (pirunje, luge, pjata) por infektimi behet ne rreth 98% te rasteve nga mushkerite, me frymemarje nepermjet sperklave qe nxjerr i semuri i rritur. Infektimi i femijve ndodh gjithmone nga nje i rritur i semure me tuberkuloz, i cili nxjerre shume mikrobe me kolle,teshtitje, kenge, ose me te folur.Dhomat e mbyllura pa diell dhe pa ajrosje te mire jane vende te pershtatshme per te infektuar femijen.

75% e femijve infektohen nga persona te ambjentit familjar, prinder, gjysher, te afermit dhe 25% infektohen nga vizitore te ndryshem.

Femijet qe jane semure me tuberkuloz nuk ngjisin semundjen, per kete arsye nuk kerkohet te merren masa per mbrojtjen e femijve te tjere, me te cilet mund te luajne, te hane, te flene bashke. ¡e raste te rralla ku nje i rritur mund te transmetoj tuberkulozin do terheqi vemendjen e mjekut.



Nga momenti i infektimit deri tek semundja e tuberkulozit


Futja e mikrobit ne organizem deri ne zhvillimin e plote te tij zgjatë11-12 jave. Ne kete faze, zbulimi i mikrobit behet me proven e lekures mantu, qe behet ne doren e femijes. Kjo prove quhet pozitive n.q.se. ne vendin e injeksionit (gjilperes) mbas 48-72 oresh shfaqet nje pllake e kuqe e forte me madhesi te barabarte ose me te madhe nga 1cm.Semundja mund te shfaqettek femijet gjate muajve qe vijne,ose viteve te ardhshem. Por rreziku qendron gjate gjithe jetes, n.q.se.nuk behet mjekimi parandalues perkates. Femijet qe do infektohen ne moshen me te vogel se 5 vjec dhe vecanerisht ne moshen 12 muajshe ndodhen ne nje rrezik te madh per te shfaqur semundje, bile forma te renda sic eshte minigjiti, shperndarja ne te gjitha organet (tuberkulozi miliar), ose tuberkulozi i kockave, ose i veshkave. Per fat te mire keto forma te tuberkulozit ne Greqi perfaqesojne vetem 6%. Pjesa tjeter 94% i perket mushkerive dhe gjendrave limfatike te mushkerive.

Shenjat kur semundja prek mushkerite mund te jene temperature jo e larte zakonisht, zgjatja e temperatures me shume se nje jave, kolle e lehte, mungese oreksi, lodhje e shpejte dhe renje e lehte ne peshe d.m th.shenja te pergjithshme qe mund te vihen re ne shume semundje. Me shume nga 50% e femijve nuk shfaqin shenja, pervec femijve deri ne 1 vjec qe pothuajse te gjithe semuren.   Diagnoza behet me proven e lekures mantu,radiografi e mushkerive dhe me zbulimin e nje te rrituri te semure ne ambientin e femijes.



Kerkimi i te semurit me tuberkuloz qe infektoj femijen


Ky kerkim duhet te behet me pergjegjesi te vecante dhe eshte e domosdoshme per ne ndihma nga prinderit e femijes. Duke pasur parasysh qe: -nje i semure me tuberkuloz mund te transmetoj tuberkulozin 6-8muaj para se te semuret dhe te shfaqe shenja, duhet te kontrollohen te gjithe te rriturit me radiografite e mushkerive dhe moshat me te vogla qe jane ne kontakt me femijen te kontrollohen me Mantu+ radio grafi te mushkerive. Te gjithe femijet e tjere, qe jane ne kontakt me femijen qe eshte infektuar, duhet te bejne Mantoux dhe n.q. se.eshte negative (nuk eshte skuqur) duhet ta perserisin pas 3 muajsh, sepse eshte e mundur te infektohen nga i njejti shkak por me vone. Kerkimi i kurimit perben nje veprim te rendesishem ne luften kunder tuberkulozit dhe ka per qellim te ndaloje transmetimin e sémundjes, te pushoj infektimi i femijes ose femijeve te tjere dhe te ndihmohet i semuri. Pervec personave te ambientit familjar kontrollojme dhe shoket dhe te afermit, qe kane kontakt te ngushte me femijen. Persona me shume te ndjeshem jane te rriturit me probleme ne mushkeri, me probleme ne zemer, me semundje sheqeri (diabet), ata qe jane te operuar ne stomak, ata qe vuajne nga kanceri ose me sida. Per cfaredo lloj shenje duhet te na informoni per t’ju dhene keshillat e duhura. Mjekimi i menjehershem i te rriturve me tuberkuloz te cone zakonisht ne nderprerjen e transmetimit te semundjes brenda 2-3 javesh.



Trajtimi parandalues dhe mjekimi


Trajtimi parandalues i femijes qe thjesht eshte infektuar, ashtu edhe mjekimi i femijes qe eshte semure behet me ilace. Kemi ne dispozicion ilace me rezultate te mira, qe kane shume pak efekte anesore (nderlikime) tek femijet.Zgjedhim kombinim ilacesh qe jane te sigurta per shendetin e femijve dhe mundohemi te shkurtojme periudhen e mjekimit sa me shume te jete e mundur. Ilacet jepen te gjitha bashke sipas keshillave tona. Disa femije jane te veshtire ne marjen e ilaceve. Perfundimisht te gjithe binden te marrin ilacet e tyre dhe kjo varet shume nga aftesia e prinderve dhe durimi i tyre per te bindur femijen. N.q.se.keni ndonje problem ju lutemi komunikoni me ne. Mos beni asnje ndryshim ne kombinimin, ose ne sasine e ilaceve, pa kerkuar mendimin tone.Ne raste te rralla kur femija ka te vjella mbas marrjes se ilaceve, ka te perziera ose shfaq njolla te kuqe ne lekure komunikoni me ne. N.q.se.keni harruar te na thoni se femija merr dhe ilace te tjera, ju lutemi te na informoni.Zbatimi i rregullt i keshillave tona te cone ne sherimin e plote te femijes, mos zbatimi i rregullave (mjekimi jo i drejte) eshte me e keqe se sa mos mjekimi. Mikrobi krijon rezistence ndaj ilaceve, n.q. se ilacet nuk jepen ne rregull atehere mjekimi eshte shume i veshtire. Keto keshilla te mjekut jane shume te rendesishme kur behet fjale per mjekimin e te rriturve dhe per kete arsye duhet te zbatohen me perpikmeri keto keshilla. Te gjitha format e tuberkulozit kurohen plotesisht, mjafton qe mjekimi te jepet nga mjeke specialist dhe te semuret te binden.



Jeta e femijes gjate periudhes se parandalimit ose te mjekimit


Me perjashtim te formave te renda te tuberkulozit qe jane te rralla dhe per te cilat do t’ju japim keshilla te vecanta, femija gjate periudhes se mjekimit jeton normalisht, sikurse jetonte perpara se te shfaqej semundja. Ushqehet, fle, luan dhe stervitet normalisht. N.q se do semuret nga ndonje semundje tjeter e zakonshme mund te marri ilace pa nderprere mjekimin e tuberkulozit. N.q.se semuret nga ndonje semundje e rende ju lutemi te na njoftoni.   Programi i vaksinimit te femijes nuk nderpritet, me perjashtim te vaksines se turbekulozit (BCG).

N.q. se eshte e nevojshme te nderpritet programi i vaksinave per 1- 2 muaj, ate do ta vleresojme ne. Mundohuni te jeni te rregullt ne takimin tuaj qe eshte shkruar ne karten e bardhe qe ju kemi dhene dhe te keni gjithmone me vete te gjitha radiografite qe keni bere me pare.

Nuk eshte e nevojshme te mbyllni takim ne spital per viziten e ardhshme. Takimi eshte i shkruar ne karten tuaj. N.q. se nuk keni kuptuar mire disa nga keshillat tona, mos nguroni te pyesni perseri deri sa te jeni plotesisht te sqaruar.

N.q. se gjate vizites ne kliniken tone keni probleme me punen tuaj, ju lutemi te na e thoni ne fillim qe te futeni te paret pa rradhe.

Se fundi n.q. se keni probleme ne blerjen e ilaceve, ju lutemi duhet te njoftoni mjekun qe ju ndjek femijen qe te gjej ndonje zgjidhje.



Vaksina kunder tuberkulozit (BCG)


Efektet anesore te vaksines nuk jane serioze. Mund te shfaqet nje ulcer e vogel (gerryerje, grope) qe vonohet te mbyllet deri ne 6-7 jave. Zmadhimi i gjendrave ne sqetull ose ne qafe ne ate ane qe eshte bere vaksina. Por duhet tju theksojme qe eshte nje vaksine qe nuk ofron mbrojtje te plote si vaksinat e tjera. Nje femije i vaksinuar mund te semuret nga tuberkulozi dhe per kete arsye n.q. se ndodhet nje i rritur me tuberkuloz ne ambjentin tuaj duhet te kontrollohen edhe femijet e vaksinuar.



Mbrojtja e femijes qe erdhi ne kontakt me tuberkulozin


Kjo keshille u jepet femijve qe erdhen ne kontakt me ndonje te semure me tuberkuloz dhe prova e lekures (mantu) eshte negative d. m. th. Nuk eshte skuqur.

Mos u nxitoni te beni menjehere vaksinen e tuberkulozit, sepse femija duhet te rikontrollohet pas 3 muajsh. Ne kete periudhe duhet te japim mjekim parandalues. Perqindja e kesaj mbrojtje eshte rreth 65% dhe eshte e rendesishme per kete femije ta zbatoje rregullisht. Nenkuptohet qe: -femija largohet nga zona e infektuar, per aq kohe sa shihet e nevojshme nga mjeket kurues te te semurit te rritur. Migrena  
Migrena, më shumë se sa një dhimbje koke



Të zbulosh se çfarë e shkakton migrenën ke zbuluar “celësinë “ e saj dhe vetëm një trajtim i saktë sjell kurimin.

Migrena është më shumë se një dhimbje koke. Njerëzit mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj të cilat, në më të shumtën e rasteve, shkaktojnë destabilizim të shëndetit nga pak orë në disa ditë, ka raste që edhe më gjatë. Migrena luan një rol të rëndësishëm tek ata që e mbartin këtë sëmundje. Janë dy forma kryesore të saj dhe 70% e njerëzve kanë atë që quhet migrena pa Aura ( pamje vizive, zëra, abstraksione), ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë. Normalisht këto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetësime të tjera të migrenës janë pamundësia në Përqendrim, konfuzion, probleme në të folur, dobësim etj. Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena. Simptomat përfshijnë shumë dhimbje të ndryshme të kokës, shpesh në njërën anë të saj. Gjithashtu mund të shfaqet dhe pa dhimbje koke, por me një ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo të qeshurave. Ata që vuajnë nga migrena shpesh janë të zbehtë dhe ndiejnë të ftohtë, ndërsa të tjerë që kanë shqetësime humori preferojnë errësirën derisa krizat t’u kalojnë.
Një formë tjetër e migrenës njihet si migrena menstruale e cila shfaqet në periudhën paramenstruale dhe jo në raste të tjera. Krizat e migrenës zgjasin nga 4 deri në 72 orë. Disa i ndiejnë krizat e saj një ose dy ditë para fillimit të migrenës. Kjo është faza paralajmëruese në të cilën shfaqen shenja të pasigurisë, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj...
Stadi final i migrenës, i njohur si stadi postdrominal, mund të zgjasë me orë dhe ditë. Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësinë e duhur dhe nuk i nënshtrohen mjekimit. Nuk ka një përcaktim definitiv të migrenës pasi simptomat variojnë dhe diagnostikimi është i vështirë.
Kush e vuan nga migrena
Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht kap moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht seksin femër. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura nga kjo sëmundje gjatë ditëve të parardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë apo menopauzës.
Nga se shkaktohet migrena
Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak dhe shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person dhe, në më të shumtën e rasteve, ndodh një kombimin faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes çokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumërat, djathrat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.
Faktorët hormonalë:periodat, hipertensioni apo menopauza.
Faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundëve.
Streset emocionale: zemërimi apo Depresioni, emocionet e forta, shokimet, çlirimi i tensioneve, çlirimi nga streset.
Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
Faktorët ambientalë : ndryshimi i klimës, lagështira, zhurmat, zërat e lartë, drita.
Si kurohet?
Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut . Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina por që tani nuk përdoret më. Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës. Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare të saj është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të “ fshehura si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilace që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut. Disa ilaçe veprojnë në përshtatje të kësaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnë përbërës të tjerë të veprojnë më shpejt.